Bunjaku Rexhepi përkrahë iniciativën “Klasa të vogla, cilësi në arsim”

12.09.2014 (komentet: 0)

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi ka zhvilluar sot një takim e Grupin e Grave, përfaqësuese të partive të ndryshme politike të trajnuara në Akademinë e Grave për Lidership në NDI.

Qëllimi i takimit të Grupi të Grave me kryesuesen ka qenë shpalosja e iniciativës së tyre për ndryshim të udhëzimit administrativ 22/2013 me të cilin aktualisht paralelet janë nga 32-35 nxënës, duke vlerësuar se kështu si është nuk premton as cilësi në arsim e aq më tepër kur në disa shkolla nëpër disa komuna, mësimi zhvillohet në tri ndërrime.

Iniciativa “Klasa të vogla, cilësi në arsim” e Grupit të Grave parasheh që një klasë të ketë 20 deri 25 nxënës dhe në këtë mënyrë do të ndikohej që të kemi një arsim më cilësor, ku do të nxirren kuadro premtuese.

Nga ana e saj, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi i ka dhënë përkrahje iniciativës së Grupit të Grave për zvogëlim të numrit të nxënësve në klasat e shkollave tona, duke thënë se në këtë mënyrë mësimdhënësit do të do tregojnë efikasitet dhe suksese shumë më të mëdha, ndërsa për nxënësit do të jetë një mundësi më e mirë për të përfituar dije.

Kthehu mbrapa

Shto koment