Boksieri, asambleist!

20.10.2013 (komentet: 0)

Sportisti, Agim Latifi në garë për asamblenë komunale

Njeriu që tërë rininë ia kushtoi sportit, mëton të bëj një gjë të tillë edhe tani. Boksieri, Agim Latifi është futur në garë për një ulëse në asamblenë komunale në Gjilan, për ta ndihmuar sportin edhe më tutje

 


Dikur punën e kryente në ringjet e boksit. Tani synon ta kryejë në asamblenë komunale në Gjilan. Është ky Agim Latifi, nga ‘’Iniciativa qytetare’’, që po garon nën petkun e AKR-së , pretendon të jetë ‘zëri’ i sportistëve në Komunen e Gjilanin. 
Agimi që karrierën e nisi si fëmijë, për të fituar gjithçka që mund të fitohej në boks. Kampion që dridhi ringjet kudo në botë, por që e prek shumë gjendja e sotme sportit e sidomos e boksit kosovar. A është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në lëminë ku kishte filluar si 16-vjeçar.
‘’Ambicje për politikë nuk kam pasur kurrë, por duke e parë gjendjen e mjerueshme të sportit gjilanas në të cilën ndodhet, kam vendosur të kandidoj’’, shprehet Latifi duke synuar që përmes pozitës të bëhet zëri i sportit gjilanas. ‘’Ne do të jemi zëri i sportit në asamblenë komunale’’.
Gjenerata e artë e boksierëve gjilanas e kosovarë e së cilës i takon edhe Agimi, mblidhte mijëra adhurues të këtij sporti bujar, kurse jo vetëm në Kosovë e ish-Jugosllavi, por edhe në të gjitha kontinentet boksierët kosovarë kishin bërë emër. Tashti, dy dekada më pas, ish-aset e dikurshëm po bëjnë përpjekje që t’i kthejnë namin këtij sporti, por dija e përvoja e shumë prej tyre ka ngelur vetëm në kujtesën e ish-boksierëve, të cilët do të mund të jepnin shumë për këtë sport.
Ka ardhur koha që edhe sportistët gjilanas të kenë një përfaqësues në kuvendin komunal, e ai që pretendon një gjë të tillë është vetë Agimi.
Madje, Latifi ka shtuar se duke do të përkushtohet edhe për sportistët joaktiv të cilët janë të lënë anash. ‘’Në qoftëse dëgjohet zëri ynë në sport, ne do ti bashkojmë të gjithë sportistë aktiv e ata joaktiv, për të kontribuar në të mirën e tyre’’.
Agimi, beson së në Gjilan ka mjaftë talentë të rinjë në të gjitha sportet, por atyre nuk po u ofrohen kushtet e nevojshme dhe nuk po mund ti marrin vlerat e tyre. ‘’Ka brum të mjaftueshëm të talentëve të cilët janë të lënë pas dore, por ne do të mundohemi të rikthejmë vlerat e tyre. Duhet sistemuar njerzit e sportit, sepse vetëm ata ia dinë vlerën sportit dhe sportistëve të përgjithësi.

Fushatën e bën në klubet sportive

Ndonëse ende nuk e ka filluar intezivisht fushatë, Latifi planifikon ta bëjë atë kryesisht tek klubet sportive të cilëve do t’u ofrojë përkrahje. ‘’Ende nuk kam filluar intenzivisht fushatën, por jam aktiv gjithsesi. Planifikoj ti vitizojë të gjitha klubet sportive në Gjilan për tu dhënë përkrahjen time në këtë aspekt’’.

Sukseset e Latifit

U desh të pritet që Agim Latifi të arrijë moshën e pjekurisë të debutojë si boksior profesionist dhe si 18- vjeçar, në vitin 1980 u shpall kampion në shtetin e boksit, në ish-Jugosllavinë e dikurshme.
Në të njëjtin vit, u arrit edhe medalja e parë ndërkombëtare, nënkampion i Ballkanit në turneun e mbajtur në Turqi. 
Karriera e tij, ishte e mbushur me plot rezultate, nënkampion i ish-Jugosllavisë, fitues në shumë turne ndërkombëtare, kupës botërore, kampion i Mesdheut më 1987 në Lataki të Sirisë, kampion i Ballkanit e pjesëmarrës i shumë ngjarjeve të mëdha në boksin ndërkombëtar.

Kthehu mbrapa

Shto koment