Blerta Rrustemi Neziraj merr çmimin e parë për regji në "Flakën e Janarit"

25.01.2014 (komentet: 0)

Shfaqja “Tri mendje në ankand” me tekst të Ferdinand Hysit dhe regji të Elma Doresi ishte shfaqje që përmbylli Festivalin me karakter garues të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2014”, me ç’rast , kjo shfaqje edhe u shpall si më e mira e festivalit, nga juria në përbërje nga Rajmonda Bulku, Jahi Jahiu e Agim Selimi.

Kjo juri e posaçme për këtë Festival , ka përcjellë të gjitha shfaqjet, e ka  bërë të ditur për vendimet. Kështu, çmimin “shfaqja më e mirë e Festivalit”  e fitoi shfaqja  ““Tri mendje në ankand” , e Teatrit “Metropol” nga Shqipëria.

Çmimin për tekstin-dramën më origjinale, e mori Ferdinand Hysi,  me çmimin regjia më e mirë e Festivalit, sipas jurisë, u vlerësua regjisorja Blerta Rrustemi - Neziraj me shfaqjen "Shembja e kullës së Ajfelit".

Çmimin aktori më i mirë i Festivalit e mori Gëzim Bucollit, ndërsa epiteti i aktores më të mirë i takoi aktores Amernis Jovanovska – Nokshiqi.

Çmimin e veçantë për arritje jetësore e mori Nexhmedin Ymeri, ndërsa si aktore më me perspektivë është zgjedhur Tringa Hasani., derisa aktorja Elona Hyseni u vlerësua për rolin më të mirë dytësor.

Përndryshe, Manifestimi “Flaka e Janarit 2014” vazhdon me aktivitete të tjera.  Kështu më 26 janar kemi festivalin e muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës”,  për të vazhduar me 31 janar kur kemi Orën e Madhe Letrare dhe shpalljen e rezultateve të konkursit letrar  për poezi e tregim, derisa “Fest Flaka”, Festivali i Muzikës popullore do ta përmbyll manifestimin e këtij viti të “Flakës së Janarit 2014”. 

Kthehu mbrapa

Shto koment