Bislimi:koha t’I kthehemi vetvetës dhe të mos jemi argatë të huaj

27.10.2013 (komentet: 0)

Gjilan, 27 Tetor 2013—Mikëpritje shumë e ngrohtë iu ofrua sot z. Faton Bislimi, kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit nga Koalicioni për Gjilanin, në fshatin e prejardhjes së tij në Bukovik, ku të pranishëm kishte edhe përfaqësues të fshatit Capar.

 

 

Para të pranishmëve, në një ambient diskutimi të hapur e të sinqertë, Bislimi shpalosi programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhëshme, duke u fokusuar në nevojën e menjëherëshme për krijimin të mundësivë për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik të komunës sonë. “Deri sot jemi lënë shumë pas dore. Tash e tutje është koha t’I kthehemi vetvetës dhe të mos jemi argatë të huaj,” tha Bislimi.

 

Nga banorët e pranishëm, Bislimit iu dha përkrahje e parezervë, pasi që edhe ata u ndien krenarë që kanë një njeri të vetin nga i cili presin qeverisje më të mire, dhe përkrahje më të madhe.  

Kthehu mbrapa

Shto koment