Bislimi qytetarëve: Ka ardhur koha ta merrni në duart tuaja fatin tuaj

21.10.2013 (komentet: 0)

Ne një tubim elektoral me banorët e Lagjes Qarkore të Gjilanit, Faton Bislimi, kandidat per kryetar komune nga Koalicioni për Gjianin, I shoqëruar edhe nga Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, shpalosi para të pranishmëve programin e tij zgjedhor. Në fjalën e rastit, Presidenti Pacolli u fokusua në nevojën imediate të Gjilanit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës. Ndërsa, për Bislimin, ai foli fjalë të shumta miradije, duke vënë theks të vacantë mbi përvojën akademike dhe profesionale të Bislimit në SHBA e Kanada dhe duke e quajtur një shembull të shkëlqyer kthimin e tij në Gjilan e Kosovë për të ndihmuar qeverisjen e vendit të vet.



LEXONI +



Kurse, Bislimi në fjalën e tij iu premtoi të pranishmëve përkushtim maksimal të komunës ndaj qytetarëve kur ai të vije në krye të saj. “Komuna e Gjilanit nuk I takon askujt tjetër më shumë sesa gjilanasëve. Ka ardhur koha që ju të merrni në duart tuaja fatin tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Me 3 nëntor, së bashku, ne do të shënojmë kthesën historike në Gjilan. Dhe në katër vitet e qeverisjes sime, Gjilani do të bëhet model I qeverisjes locale për të gjithë Kosovën,” tha ndër të tjera Bislimi. 

Gjatë ditë, ai pati një takim edhe me Këshillin e Tregut të Gjelbërt të qytetit, me të cilët bisedoi për projektin e tij për tregun e gjelbërt. “Unë e shoh tregun e gjelbërt jo vetëm si një vendpunishte ku treqindë tregtarë gjejnë punë, por si një shtylle identitare të qytetit tone. Prandaj, unë angazhohem që tregu të rindërtohet ashtu që të ofrojë kushte optimale për punë për tregëtarët dhe klientët e tyre, dhe jo të shitet, privatizohet, apo ridestinohet,” tha Bislimi. 

Më vonë, ai mbajti edhe një takim tjetër elektoral me banorët e Lagjës Idriz Seferi në Gjilan. Tefik Ibrahimi, kandidat për këshilltar komunal nga kjo lagje në listen e AKR-së, pasi elaboroi nevojat e lagjës para të pranishmëve, theksoi edhe nevojën e lagjës dhe gjithë komunës për ndryshime rrënjësore me 3 nëntor, duke iu referuar Faton Bislimit si shpresa e vetme që mund të sjellë këto ndryshime positive për të gjithë komunën e Gjilanit.  Ndërsa, vet Bislimi në fjalën e tij, shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që në katër vitet e ardhëshme problemet e këtyre qytetar    ëve të mbeten vetëm pjesë e së kaluarës dhe assesi probleme në vazhdimësi. 

Në mbrëmje, Bislimi u prit shumë miqësisht edhe nga dhjetra banorë të Uglarit me të cilët bashkëbisedoi për vizionin dhe programin e tij qeverisës. Nga banorët e Uglarit, Bislimi mori përkrahje të parezerve, pasi që ata u shprehën shumë të zhgënjyer me pushtetin e deritanishëm. Ndërsa, Ismet Azizi nga Lëvizja Qytetare për Gjilanin theksoi se Gjilani duhet të jetë krenar me një djalë si Fatoni, pasi që ky njeri përfaqëson të ardhmen e sigurtë dhe të suksesshme të Gjilanit.  /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment