Bislimi nuk premton shumë vende të punës e miliona
21.10.2013 (komentet: 0)
Më 3 nëntor dilni masivisht në zgjedhje dhe votoni për AKR-në, ka porositur kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në tubimin e sotëm parazgjedhor në Gjilan. Faton Bislimi, kandidat i AKR-së për Gjilanin nuk ka dhënë shumë premtime.
“Procesin e votimit më 3 nëntor duhet ta përqafojmë e jo ta ngufasim, vota juaj ka me qenë vazhdimi i kësaj qeverisjeje të keqe, apo ndryshimi i saj, ju jeni ata që vendosni. Unë nuk ju premtoj si të tjerët vende të punës pa kufi, miliona euro, pasi që çdo qeverisje që i ka premtuar, këto nuk i ka bërë, jeni dëshmitarë për këtë”, tha Bislimi. Ai gjithashtu tha se çdo kryetar i Komunës është kryeshërbëtor i qytetarit.
“Çdo vit dalin mijëra të diplomuar e që nuk punojnë dhe kjo mbetet në ndërgjegjen e Komunës. Katër vjet janë shumë të mëdha nëse nuk punohet dhe nuk ka perspektivë, dihet qe ka shumë të pa punë ka shumë probleme ekonomike dhe infrastrukturore”, tha Bislimi.