Bislimi mbështetet nga Uglari e lagje të qytetit

21.10.2013 (komentet: 0)

Gjilan - Gjatë ditës, ai pati një takim edhe me Këshillin e Tregut të Gjelbër të qytetit, me të cilët bisedoi për projektin e tij për tregun e gjelbër. “Unë e shoh tregun e gjelbërt jo vetëm si një vendpunishte ku treqind tregtarë gjejnë punë, por si një shtylle identitare të qytetit tone. Prandaj, unë angazhohem që tregu të rindërtohet ashtu që të ofrojë kushte optimale për punë për tregtarët dhe klientët e tyre, dhe jo të shitet, privatizohet, apo ridestinohet,” tha Bislimi.

Më vonë, ai mbajti edhe një takim tjetër elektoral me banorët e Lagjës Idriz Seferi në Gjilan. Tefik Ibrahimi, kandidat për këshilltar komunal nga kjo lagje në listën e AKR-së, pasi elaboroi nevojat e lagjes para të pranishmëve, ku theksoi edhe nevojën e lagjës dhe gjithë komunës për ndryshime rrënjësore me 3 nëntor, duke iu referuar Faton Bislimit si shpresa e vetme që mund të sjellë këto ndryshime pozitive për të gjithë komunën e Gjilanit. 

Ndërsa, vet Bislimi në fjalën e tij, shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që në katër vitet e ardhshme problemet e këtyre qytetarëve të mbeten vetëm pjesë e së kaluarës dhe assesi probleme në vazhdimësi. 

Në mbrëmje, Bislimi u prit shumë miqësisht edhe nga dhjetëra banorë të Uglarit me të cilët bashkëbisedoi për vizionin dhe programin e tij qeverisës. 

Nga banorët e Uglarit, Bislimi mori përkrahje të pa rezervë, pasi që ata u shprehën shumë të zhgënjyer me pushtetin e deritanishëm. 

Ndërsa, Ismet Azizi nga Lëvizja Qytetare për Gjilanin theksoi se Gjilani duhet të jetë krenar me një djalë si Fatoni, pasi që ky njeri përfaqëson të ardhmen e sigurt dhe të suksesshme të Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan.

Kthehu mbrapa

Shto koment