Bislimi: Jo premtim në qiell, por përkushtim për tokë

23.10.2013 (komentet: 0)

Ne një takim me pensionistët, Faton Bislimi, kandidat per kryetar komune nga Koalicioni për Gjilanin, foli për të kaluarën, punën, djersën, dhe kontributin e dhënë nga ata që sot nuk gëzojnë as pensione të dinjitetshme.

 
“Ne e gëzojmë këtë ditë edhe për shkak të kontributit tuaj në shume sfera të shoqërisë—arsim, kulturë, art, industri, etj. Është obligim yni që tash e tutje përkrahja ndaj jush të mos jetë vetëm premtim në qiell, por përkushtim për tokë,“ tha Bislimi.

Nga diskutuesit e shumtë, Bislimi mori përkrahje të parezervë, sepse pensionistët u shprehen të zhgënjyer me gjendjen që e kanë tani. 

Më pastaj, Bislimi vizitoi edhe shoqatën HendiKos, atë të të Verbërve dhe atë të Shurdhmemecëve ne qendren e tyre ne Gjilan. Nga përfaqësuesit e këtyre shoqatave, Bislimi u njoftua me gjendjen e tyre dhe funksionimin e vështirë që kanë për shkak të mungesës së theksuar të përkrahjes institucionale.

 “Unë jam tepër i impresionuar me përkushtimin tuaj dhe punën e pashembulltë qe keni bërë. Ju garantoj se nën qeverisjen time, qendra juaj dhe shoqatat tuaja do te kenë përkrahje të rregulltë institucionale, sepse kjo është përgjegjësi e jona shoqërore dhe publike,“ tha Bislimi. 

Kthehu mbrapa

Shto koment