Avdullah Hoti: Kryetari Haziri është model për disiplinën fiskale që e ka imponuar në Gjilan

06.07.2015 (komentet: 0)

 

Gjilan, 6 korrik 2015 – “Dëshiroj ta falënderoj kryetarin Haziri për disiplinën fiskale që e ka imponuar në Komunën e Gjilanit, e që besoj duhet të bëhet model për të gjitha komunat tjera për shkak të situatës në të cilën jemi”.

 

Kështu ka thënë në Gjilan ministri i Financave, Avdullah Hoti, pas takimit me kryetarin, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Pasi e ka falënderuar për vizitën në Gjilan, kryetari Haziri tha se e ka njoftuar ministrin rreth aangazhimeve për qarkoren e parë buxhetore, për avaritë që i ka gjetur, sikurse edhe për obligimet dhe problemet tjera.

“Falënderoj ministrin Hoti për ardhjen në Gjilan. Thuhet që aty ku shkon minitri i Financave është krejt qeveria për shkak të peshës dhe rolit të madh që e kanë në menagjim të buxheteve. E njoftuam pak a shumë rreth angazhimeve tona në qarkoren e parë buxhetore që e kemi marrë prej ministrit, për avaritë që i kemi gjetur në buxhetin e kaluar, obligimet dhe problemet tjera që po e përcjellin Komunën e Gjilanit me besim të madh që do ta përballojmë këtë situatë”, ka thënë Haziri para gazetarëve.

Ai theksoi se është njoftuar prej ministrit Hoti për çështjet që pritet me pasë efekt jashtëzakonisht të madh në Gjilan, reforma e pakos fiskale dhe amnistia apo falja e borxheve e cila është politikë e re qeverisë dhe e cila do ta ndihmojnë Gjilanin.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Abdullah Hoti, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për bisedën shumë praktike e konkrete në çështje që janë në interesit të përbashkët edhe për punën e Komunës dhe sukseset e disa projekteve që janë nisur në nivel të qeverisë.

Ai tha se “në Gjilan e kemi mbajtur takimin e parë kur e kemi prezantuar programin qeverisës dhe tash qeveria në praktikë po i implementon këto tri ligjet e pakos fiskale, ligjin e amnistisë dhe plot projekte tjera”.

Hoti u shpreh se prej sot kanë filluar një vizitë nëpër regjionet, në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës për të kërkuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e kryetarëve të Komunave për përmirësimin e performancës së ATK-së dhe për të parë interesimet e tyre në kuadër të përgatitjeve që po i bëjnë për buxhetin e vitit 2016 dhe për kornizën afatmesme të shpenzimeve./kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment