Asfaltohet “Rruga e Prishtinës” dhe ajo tek qendrat tregtare

12.07.2015 (komentet: 0)

Dy rrugët kryesore të qytetit, “Madeline Albright” (rruga e Prishtinës) dhe rruga “Lidhja e Prizrenit” (tek qendrat tregtare), janë asfaltuar dje pasdite sipas standardeve Këto rrugë kanë qenë të degraduara jashtë mase dhe intervenimi në to ka qenë i domosdoshëm.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, i cili dje i inspektoi punimet së bashku me ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharkun, është shprehur i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve, pasi që brenda javës janë nisur dhe përfunduar këto rrugë.

“Këto rrugë kanë qenë të degraduara skajshmërisht dhe intervenimi në to ka qenë shumë i nevojshëm. Së bashku me ministrin Zharku i pamë punimet dhe jam i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën pasi në afat rekord, brenda javës, u përfunduan këto rrugë. Me këtë ritëm të investimeve në infrastrukturë do të vazhdojmë derisa përfundimisht ta nxjerrim Gjilanin nga lloçi dhe vadat”, është shprehur kryetari Haziri.

Kryetari Haziri është shprehur se në bashkë investim me Ministrinë e Infrastrukturës, Komuna do të vazhdoj me projekte të mëdha infrastrukturore, siç janë hyrje-daljet e qytetit, korridoret, rrugët regjionale që Gjilanin e lidhin edhe me rrugët ndërkombëtare, autostrada Gjilan-Prishtinë etj. /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment