Asfaltohen rrugën edhe në lagjen dheu i bardhë

18.12.2014 (komentet: 0)

 

Drejtori për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, Sokol Haziri, me bashkëpunëtor kanë inspektuar punimet ku është duke u bërë asfaltimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë”, të cilat prej kohësh ishin shndërruar në degradim të lagjes, duke krijuar vështirësi në jetën e banorëve të kësaj lagjeje.

 

Me këtë rast drejtori Haziri, ka thënë se përkrah shumë punëve që janë duke u bërë në gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit në investime në infrastrukturë bazike, edhe në lagjen Dheu i Bardhë pas disa rrugëve tashmë të asfaltuara po asfaltohen edhe rrugë të tjera, që në të njëjtën kohë ngritin vlerën e pronës private por edhe lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve.

“Shumë investime që janë duke u kryer në infrastrukturën e Komunës së Gjilanit në qytet dhe fshatra, po bëhen kryesisht në infrastrukturën bazike. Sot jemi këtu në lagjen Dheu i Bardhë ku është duke u bërë asfaltimi i rrugëve në këtë lagje. Kur kemi vizituar gjatë këtij viti këtë rrugë sa ishte e pa – asfaltuar këtu më së paku i ngjasonte një rruge, ndërsa sot shihet se kjo ka ndryshuar edhe pamjen e kësaj lagjeje. Vlera e pronës private tani e tutje ka tjetër nivel dhe ajo do të rritet edhe më shumë. Këtu është trajtuar edhe rrjeti i kanalizimit, ndriçimit, trotuareve, dhe tashmë po finalizohet me asfaltim të rrugëve. Kjo lagje pra po bëhet me infrastrukturë të kompletuar”, ka thënë drejtori Haziri.

Ndërsa, Nevzad Rushit, këshilltarë komunal dhe banorë i kësaj lagjeje ka thënë se punët që janë duke u kryer në këtë lagje po ndodhin meritueshëm për banorët të cilët kohë të gjatë nuk kanë pasur investime me kaq vëllim.

“Kjo është një punë shumë e madhe të cilën e vlerësojnë të gjithë qytetarët. Ne jemi falënderues ndaj Komunës së Gjilanit, për investimet që janë bërë në infrastrukturën bazike, si në kanalizime, ujësjellës, trotuare, ndriçim publik dhe tashmë edhe me asfaltim të rrugëve. Tani lagja “Dheu i Bardhë”, ka nisur të merr pamjen e një lagjeje të qytetit”, ka thënë ai ndër të tjerash./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment