As licencë për mjek, e as licencë për ordinancë!

15.04.2015 (komentet: 0)

Ndodhë edhe kjo. Në Gjilan policia ka arrestuar një të dyshuar i cili me urhdër të prokurorit është ndal për 48 orë, pasi i dyshuari është has në një shtëpi private, në një dhomë të improvizuar, në lagjen Arbëria të Gjilanit, më saktësisht në rrugën ‘Mustafë Koka’, ku ai ushtronte veprimtari mjekësore pa licencë të doktorit dhe pa licencë të ordinancës

 

 

Përndryshe, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion, nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, në bashkëpunim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Inspektorët e ATK-së Gjilan, kemi filluar në implementimin e Planit Operativ për kontrollimin e Ordinancave Private dhe Laboratorëve në qytetin e Gjilanit, të cilët dyshohet se kryejnë veprimtari shëndetësore në kundërshtim me ligjin mbi shëndetësinë në Republikën e Kosovës.

 

Hashani, ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë kontrolluar shtatë ordinanca, ku në mesin e tyre janë mbyllur tri në mungesë të licencës nga MSH-ja, ndërsa në një shtëpi private në një dhomë të improvizuar në lagjen Arbëria në rrugën ‘Mustaf Koka’ është hasur personi i dyshuar duke ushtruar veprimtari mjekësore pa licencë të doktorit dhe pa licencë të ordinancës.

 

I njëjti gjatë dhe pas kontrollit nuk ka mundur të dëshmojë se posedon kualifikim për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore. Nga i njëjti janë konfiskuar disa fletore me shënime të pacientëve, si dëshmi materiale për gjyq.

 

Hashani tha se i dyshuari është shoqëruar në çyret e Policisë së Kosovës në Gjilan dhe është intervistuar nga hetuesit e kësaj njësie ku ka prezantuar edhe prokurori i rastit dhe avokati mbrojtës.

 

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë.

 

Rastet veç e veç procedohen në Gjykatë. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment