Arrestime të të dyshuarve për vjedhjet në Zhegër, Lladovë e Llashticë

05.05.2015 (komentet: 0)

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin 2L ONLINE., se sot, i dyshuari N. B., është arrestuar ne fshatin Surqinë të Ferizajt. Arrestimi i te dyshuarit është bërë nga Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale-Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Rajonale të Ferizajt.

 

“Pas intervistimit të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës, janê gjetë dëshmi tē qëndrushme se i dyshimti në bashkëveprim me katër të dyshuarit të tjerë kanë kryer veprën penale të vjedhjes grabitqare, dhe vjedhje tê rênda të datës 06.03.2015, ne rrethinat e fshatrave Zheger, Lladovê , Llashticë...”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

 

Sipas tij, në konsultim me Prokurorin e shtetit, i njëjti ka vendosur ndalimin për 48 orë, për të dyshimtin N. B. Dy të dyshuar nga ky grup veç janë arrestuar ditë më parë, gjersa dy të dyshimtë tjerë janë në kërkim të policisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment