ARBËR ISMAJLI: FATI YNË ËSHTË QË KEMI KRYETAR LUTËN

18.04.2014 (komentet: 0)

Arbër Ismajli - Njëri nga më të besueshmit e Kryetarit të Gjilanit z.Lutfi Haziri e njëherit edhe Shef i Kabinetit i kabinetit të tijë, flet në një intervistë dhënë televizionit “FIRST CHANEL” e ku deklaron se Gjilani nën qeverisjen e Kryetarit Haziri është duke shkuar hapave të sigurtë në shlyerjën e borgjeve shumë të mëdha që ka trashëguar nga qeverisja e kaluar e të cilat jan hiç më pak se 9 milion euro.


 Ai përmend qeverisjen me dietë e cila është duke dhënë rezultatet  e veta e ku në keta tre mujorët e parë të qeverisjës nuk është shpenzuar as edhe një cent për dreka e darka, por edhe shpenzimët për karburante jan në minimumin e mundshëm dhe thotë se pjesa dërmuese e makinave në pronësi të komunës do të shiten dhe një pjesë e tyre do ti ipen si donacione shoqatave humanitare. Ismajli flet edhe për projektet që jan në plane të Kryetarit Lutfi Haziri për të cilin thotë se edhe të dielet jan ditë pune, ngase kryetari Haziri është i përkushtuar maksimalisht në zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët Gjilanas. Ai shpalos një pjesë të projekteve duke mos harruar të permend se Gjilani është me fat që Kryetar ka zotin Lutfi Haziri.

Ne do të botojmë të plotë intervistën e z.Arbër Ismajlit dhënë për TV”FIRST CHANEL”

Jan 100 ditë të qeverisjes sonë, në të cilat ka sfida dhe angazhime shumë të mëdha e të percjellura me probleme por të cilave bashkerisht po ja dalim falë vullnetit dhe deshirës për të bërë më të mirën për qytetarët e Komunës tonë.

Duke e ditur se Kryetari Lutfi Haziri, është fituesi më i madhë në nivel nacional ku fitoi me besimin e 26 mijë qytetarve të cilët me votën e tyre e bën Kryetarin Haziri njeriun më të besuar në Kosovë, ishte një besim për Kryetarin Haziri dhe për vet LDK-në të cilës fitore ju gëzuan  të gjithë qytetarët, fitore kjo që është pritur të thuash sikurse çlirimi i Kosovës e ku është festuar për 24 orë në tërë qytetin e Gjilanit.

Ne qeverisjen e Gjilanit e kemi marr më 24 dhjetor, por të vetëdijëshëm për sfidat para kemi pasur dy rrugë, rrugën e obligimeve të mëdha që kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar dhe rruga tjetër ka qen që ti përvishemi punëve për të bërë punë të mira për ti mbuluar problemet që kemi trashëguar.
Na ka rënë fati që menjëher pas marrjës së qeverisjës të kemi manifestimin “Flaka e Janarit” manifestim ky tradicional të cilin e kemi përmbyllë shumë suksesëshëm ku ka pasur mbi 7 mijë vizitorë, dhe kemi arritë që ta organizojm me një kosto prej 50% më të ulët shpenzimesh se sa në vitin e kaluar.

Kemi aplikuar në shumë projekte të Komisionit Europian dhe jemi të bindur që do të jemi fitues të këtyre granteve të Bashkimit Europian e që për Gjilanin kan rëndësi shumë të madhe. Besoj se këto ditë do të marrim konfirmimin për këto projekte e të cilat kan të bëjnë me zhvillimin ekonomik si rast konkret po përmendi një projekt në lagjen “Dardania” i cili është projekt për ngritjen e një qendre për fëmijë, ka edhe projekte  për biznesin e vogël, si dhe për artizanatet ku kemi konkuruar bashkërisht me Komunen e Qairit të Maqedonisë. Ne kemi edhe shumë projekte të tjera me MAPL dhe me institucione dhe organizata të ndryshme që shumë shpejt Gjilanit do ti japin një ngjyrim tjetër, thotë Ismajli.

Arbër Ismajli: PDK-ja humbëse dhe shtëpi e braktisur

Ismajli thotë se duke qen të vetdijshëm për borgjet e mëdha të trashëguara e që jan mbi 9 milion euro e që kjo temë tani më është bërë hit, ku jan lidhur shumë kontrata të dyshimta si dhe punë të filluara e të pa përfunduara e që ai i quan rast SUI GENERIS ngase këto kontrata të paligjshme pa respektuar asnjë procedurë prokurimi e që mundë të ketë raste që për shkak procedurave edhe nuk do i paguajm, ai thotë se  këto  jan disa nga sfidat që komunës tonë i  kan sjellur shumë telashe mirpo fal vullnetit të mirë të Kryetarit Haziri jemi të përkushtuar maksimalisht që ti zgjidhim këto probleme e ku qysh tani kemi filluar ti shlyejm këto borgje, këto ditë kemi paguar një pjesë prej 1 milion euro , dhe bashkërisht me drejtorët komunal kemi servisuar këto obligime dhe duke ditur dietën bugjetore besojm se do arrijmë të zgjidhim edhe këtë problem mjaftë të rëndë për Gjilanin por asnjë herë duke mos lënë anash investimet prioritare që ne kemi për qytetin tonë.

Jemi të bindur në suksese dhe ato i mbështesim ne përvojën dhe rolin e rëndësishëm që Kryetari Haziri ka në nivel lokal dhe atë qëndrorë, dhe falë politikave që është duke i zbatuar me qeverisjen në dietë e cila po jep rezultatet e veta e ku në këta tre muaj qeverisje ne akoma nuk kemi as edhe një cent të shpenzuar për dreka e darka e shpenzimet per karburante jan zvogluar në minimumin e mundshëm. Ismajli përmend edhe fillimin e procedurave për shitjen e veturave në pronësi të komunës ku thotë se një pjesë e tyre do ti ipen donacion organizatave humanitare. Ai thote se qeverisja e Kryetarit Haziri do të ketë një menaxhim të mirë të financave e që qeverisjes së kaluar ë ka munguar kjo andaj edhe e kan prurë Gjilanin në këtë gjendje, për të cilën beson që shumë shpejtë do të arrijn ta zgjidhin edhe këtë problem.

Ismajli, përmendi se 90% të punëve në Gjilan qeverisja e kaluar ja ka dhënë operatorëve nga jashtë, gjë që nuk është praktikë e mirë kur dihet se Gjilani ka shumë kompani serioze të cilat bëjnë punë të mëdha por që nuk kan pasur fatin të punojn në Gjilan. Pra mu për shkak të kësaj logjike të punës qytetari i ka ndëshkuar ish pushtetarët, por ai i  sigurte thotë se qeverisja e z.Haziri do të jetë shumë korrekte dhe prioritet do të ketë avansimin e kompanive të Gjilanit.

Duke folur për respektin që Kryetari Haziri gëzon në Gjilan, Arbëri thotë se ne presim vizitorë të shumtë të cilët duke njohur figurën e z.Hazirit vin ta vizitojnë por ka nga ta që jan aty  edhe për problemet me të cilat ballafaqohen për çka dyert e komunës jan të hapura në çdo kohë. Kryetari Haziri edhe të dielave punon me të vetmin qëllim që qytetari i Gjilanit ta ndiej vetën mirë. Me një fjalë është nderë për ne që kryetar kemi Lutfi Hazirin.

Progarmi qeverisës i Z.Hazirit përbënë projekte të shumta duke filluar nga infrastruktura, zhvillimi ekonomik, bizneset e vogla. Duke qen te vetëdijshem se Gjilani ka përjetuar një praktikë të keqe, që për shkak të keq qeverisjës mbi 60% e bizneseve familjare jan mbyllur ne kemi marr iniciativa që ti ri aktivizojmë këto biznese duke i perkrahur me uljen e qëras në 50% si dhe do të vazhdojmë me subvencione si dhe masa tjera që do të ndikojnë pozitivisht në uljen e papunësis si dhe në perkrahje të familjeve Gjilanase.

Në vitet në vijim qështja e kanalizimeve, ujit, rrugëve dhe ndriqimit publik do të jen punë të përfunduara, ne qysh tani kemi filluar ku kemi lëshuar 2.5 milion euro në projekte që kan të bëjnë me  infrastrukturë si rrugë në qytet dhe fshatra dhe projekte të tjera që të ndikojn direkt në përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë të qytetarve të komunës tonë. Duke mos harruar të përmend edhe problemin e thatësis ai thotë se Kryetari Haziri ka themeluar një task force e cila drejtohet nga N.Kryetari Kadriu, dhe e cila trupë është duke punuar shumë në hulumtuar të burimeve alternative të ujit e që fatmirësisht këto burime kan dalur të suksesëshme e ku bashkerisht me Kompanin “Hidro Morava” do ta rregullojmë edhe problemin e furnizimit me ujë të pijshëm edhe në këtë kohë kur për shkak të mungesës  së të reshurave po paraqiten probleme. Arbëri duke shpalosur projektet përmend pëfundimin e projektit për rrugën për Prishtinë si dhe punët që jan duke u bërë për projektin për rrugën e Kamenicës që do të jenë rrugë me katër korsi, por ai është bindshëm i sigurtë që në qershor me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Akademik Isa Mustafën dhe me Kryetarin Lutfi Haziri do të realizohet edhe autostrada Gjilan-Prishtine.

Në tre mujorin e parë të qeverisjes nga subvencionet kemi ndarë mbi 70 mijë euro ku kemi përkrahur kulturën, rinin, sportin dhe organizatat e ndryshme si ajo e të verbërve dhe shurdhmemecëve , shoqatat humanitare e ku për këto raste Kryetari Haziri nuk është aspak dorështrënguar por  përkrahë në  vazhdimësi në çdo projekt të tyre që ka karakter të dobishëm.

Kur është fjala tek transaparenca e qeverisjes së Gjilanit, ai thotë se të gjitha aktivitetet në komunë duke filluar nga Kryetari, Kryesuesja, Kuvendi, Drejtorit si dhe zyret si ajo e prokurimit dhe projekteve i bëjmë publike për mes web faqes së komunës, me një fjalë Arbëri thotë se në Komunën e Gjilanit sot po behët punë e madhe nga një ekip i madh që me shumë sukses po i prin Kryetari Lutfi Haziri.

E përgatiti: Exhevit Rexhepi

Kthehu mbrapa

Shto koment