Angazhime konkrete për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Gjilan

24.04.2016 (komentet: 0)

Në Komunën e Gjilanit kanë qëndruar të shtunën këshilli organizativ i shënimit të ditës së të pagjeturve në Kosovë, me në krye Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit, së bashku me Bajram Qerkini, perfaqsues i familjeve të të pagjeturve, deputet nga Gjilani dhe komisioni parlamentar, me në krye Lirije Kajtazi te cilët janë shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, të përcjelluer nga familje të të pagjeturve.

 

Apel i përbashkët ishte që bashkërisht me mbështetje dhe trysni më të madhe ndërkombëtare, por edhe me angazhim konkret te institucioneve vendore të bëhet më shumë, që të pagjeturit të kthehen në tokën e Kosovës dhe në këtë mënyrë të përfundoj pritja e pafundme për më të dashurit që për kohë të gjatë është pritur dhe po krijohet një vuajtje e pafundme për këto familje.

 

Komisioni u interesua per te zhdukurin nga Lladova, respektivisht për të zhdukurin Ahmetali Ajetin dhe u dakorduan që sa më shpejtë me organet komunale të bëhet nje grup i përbashkët lidhur me hulumtimin e vendndodhejs së Ahmetali Ajetit. 
Njëkohësiisht delegacioni kishte takim në familjen e të zhdukurit ku edhe u komunikua me djalin e të zhdukurit, Arlindin.
Komuna e Gjilanit ka ofruar bashkëpunimin maksimal në të gjitha format që plagët e luftës dhe dhembjet e medha të jenë më të lehta, e ajo është e mundur vetëm me zbulimin e të pagjeturve, që numri i tyre është shumë i madh.

 

Ndryshe kjo vizitë është në vigjilie të 27 prillit Ditës së të Pagjeturve, vizitë e cila ka nisur me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

Kthehu mbrapa

Shto koment