Anamorava po zbrazet, në Drenicë s’ka ikje

14.12.2014 (komentet: 0)

Anamorava po zbrazet, në Drenicë s’ka ikje

 

Një nënë po u blinte katër fëmijëve të saj çizme e rrobe të ngrohta dhe po i këshillonte ata që t’i marrin më të përshtatshmet, ngase, siç u thotë ajo, rruga që do të marrin do jetë e gjatë dhe me plot vështirësi

Enver Sadiku & Kajtaz Gecaj

Teksa paguan në arkë sikur në lavd ajo thotë se do të dalin jashtë vendit. “Burrit i kanë thënë se është një pjesë ku duhet me ecë në këmbë e unë vendosa t’u blej rroba të reja se rrugës s’i dihet. I kishin thënë se duhet me dal tash, se mas Vitit të Ri po u mbyllke azili, nuk po jepnin më”, i tregonte kjo grua rreth të pesëdhjetave, arkëtares e cila as që e kishte pyetur atë.

Në fshatrat e brezit kufitar të rajonit të Gjilanit me Luginën e Preshevës, nuk flitet gjë tjetër, veç se kush shkoi dhe sa kanë mbetur.
“Prej fshatit Bilinicë kishin shkuar 30 familje”, “...nga Pogragja mbrëmë u nisën 20 të rinj”, “...disa të Malishevës i kishin kthyer”, “...në shkolla po mungojnë nga 6-7 nxënës”, “Serbia ka lidhur marrëveshje me shtetet e Evropës për t’i zbrazur shqiptarët”, “...ky shtet po jep e ai tjetri nuk po jep azil...”, janë këto fjalë të përditshme që dëgjohen ndër banorë të Gjilanit

Kthehu mbrapa

Shto koment