AKR: Përveç kuadrove indivudale po aderojnë edhe struktura të tëra

14.05.2014 (komentet: 0)

Zhvillimet e fundit politike në prag të zgjedhjeve nacionale detyroi shumë individ dhe subjekte politike të bëjnë lëvizje, aderime nga një subjekt në subjektin tjetër në bazë të botëkuptimeve dhe programeve të përafërta.

 

Dega e PSD-së në Gjilan në krye me Ismet Hajdinin ( Kryetar i Degës së PSD-së në Gjilan) prej sot edhe zyrtarisht angazhimin e vet politik me kryesinë nëndegët dhe anëtarësinë e këtij subjekti politik bashkë me Forumin e Gruas dhe at Rinor kalon në Aleancën Kosova e Re, dhe bëhet pjesë e degës së AKR-së në Gjilan.

“ Ju jeni pjesë e miqëve të mi dhe bashkëpunëtorëve të mi. Ju jeni në shtëpinë e juaj. Me ju jemi shumë më të fortë”, tha Presidenti i AKR Behxhet Pacolli me rastin e aderimit të PSD dega në Gjilan.

“Aleanca Kosova e Re është mjaft mirë e përgatitur të garojë në zgjedhjet e 8 qershorit. Jemi duke punuar me strukturat e partisë në terren dhe së shpejti do të jetë e gatshme edhe lista e AKR-së me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, e cila do të jetë një listë e fuqishme, me emra të individëve të shquar, që do të japin kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj, besoj shumë në suksesin që do të korrë në këto zgjedhje e gjithë struktura e AKR-së”, ka thënë Presidenti Pacolli .

“ AKR ka strategji shtet formimi dhe të integrimit evropian, sidomos program për zhvillim ekonomik i cili e bënë AKR-në të veçantë nga Partitë tjera., sidomos me liderin e sajë. Jemi fort të bindur se tani e tutje si anëtarë të AKR-së dega në Gjilan do të japim kontributin tonë politik për Gjilanin”, tha Ismet Hajdini, tashmë anëtarë i trupit koordinues në degën e AKR-së në Gjilan.

AKR ja përditë e më shumë po joshet nga kuadrot e reja, andaj presim javen tjeter në të cilën do të ketë aderime të reja.

/Zyra për informim, AKR/

Kthehu mbrapa

Shto koment