AKR -ja në Gjilan pasurohet me kuadra të reja premtuese

18.04.2014 (komentet: 0)

Në Gjilan e rrethinë ditëve të fundit aktivitete e AKR-së po lulëzojnë duke dhënë fryte të shëndosha,me pasurimin e strukturave udhëheqëse të Forumeve Rinore dhe atë të riaktivizimit të nëndegëve. Këtë po e bënë me sukses edhe Forumi Rinor i cili po forcohet me anëtar të rinj.

 

 

 Sot në Aleancën Kosova e Re dega në Gjilan , ka aderuar një numer i madh i të rinjëve, studentë të dalluar , që përditë e më shumë  po i bashkangjiten programit ekonomik të AKR-së. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe disa anëtarë të kryesisë së Degës së AKR, të cilët  të rinjve që iu bashkuan radhëve të AKR-së iu shprehen mirëseardhje, dhe këtyre të rinjëve iu premtuan përkrahje e madhee.

Kryesuesi i Këshillit Kordinues të degës së AKR-së , z.Agim Rexhepi ka vlerësuar se, kjo tregon që AKR është parti liberal demokratike, ndërsa programi i AKR-së është po ai program që të rinjtë e shohin si rrugëzgjidhje për standardin e tyre jetësor.

Z. Rexhepi , i njoftoi të rinjtë se Aleanca Kosova e Re është e hapur për të gjithë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse të vendit.

“Këta të rinjë i janë bashkangjitur AKR-së me besimin se ky subjekt politik ndër prioritetet e veta, ka realizimin dhe avancimin e aspiratave të të rinjëve të Kosovës”.

Kryetari i Forumit Rinor, Arianit Ibrahimi, tha se, “Këtij vizioni politik dhe nacional, sot iu bashkangjitën  shumë të rinj të dallauar nga radhët e studentëve të shkelqyeshëm. 

Të rinjtë që iu bashkuan Forumit Rinor të AKR-së  kanë  thënë se një ndër arsyet kryesore të anëtarësimit të tyre në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë z.Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kthehu mbrapa

Shto koment