Afrim Myrtaj, heroi që me 9 plagë të luftës i buzëqesh lirisë !

14.04.2014 (komentet: 0)

Afrim Myrtaj, është 39 vjeçar, pranon me përtesë të flasë për xlpress.tv, është tepër modest dhe fjalë pak. Rreshteri i policisë së Kosovës, në Gjilan, baba i dy fëmijëve, dhe gruaja Shukria, kanë ditën e 15 prillit një histori të veçantë.






 “Me 15 prill të viti 2000, në ora dhjetë më kanë lindur vajza Elsa”, thotë duke qeshur Afrimi. Por kjo datë ka mundur të jetë, një datë tjetër e historisë së familjes së tijë ! Me 15 prill 1999, ora dhjetë,   ofensiva  famë keqe të forcave serbe në Zhegoc , po bënte kërdinë. Plumbat e parë të kësaj ofensivës  do të lënë në vend dëshmorin  Pajazit Ahmeti –Paja, ndërkohë qe 11 plumbat të ushtrisë gjakatare po binin mbi trupin e Afrimit atë botë 23 vjeqar.

 “Më kujtohet, patëm urdhër të komandat Shaqës, jemi nisur të ndërrojmë pikën 1, dhe të vëzhgojmë terrenin. Jem dalë me xhip. Paja voziste, kur kemi mbërri të vendi i quajtur Hani, kanë ardhur një breshëri armësh. Gjipin, tonë është bërë shosh nga plumbat. Paja, me tha shkiet, dolëm nga vetura. Ai u ngrit të gjuaj ra me breshërinë e plumbave në altarin e lirisë…U gjuajta në gropë, grope të fatit, më pas nisën luftime, rafalët andej këndej, nuk dua të flasë  për vrasjet …”, e ndalë tregimin! 

 Një trup sportisti, ish kampion i Kosovës në bodibilding, po bënte luftën dhëmbë për dhëmbë. Plumbat I kishin marrë trupin e tij, currili i gjakut po qullte dheun e Kosovës për ditë të lirisë. Dy plumba I kishin marrë krahun e majtë, një plumb tjetër në gjoks kishte dredhur për ti dal  jashtë nga barku. 

 Afrimi, do të nistet zvarrë të shmangej. Po ndjekej këmba këmbës,  ndërkohë që ofensiva e ushtrisë serbe po shtrihej. Qëndresa e ushtarëve të UCK-së  të pabarabartë në njerëz dhe teknike ushtarake  do të kallte datën forcave serbe të cilat pas vetës po lënin ushtarë të vrarë. Ata  do të  lënë pas shtëpi të djegura, tokë të djegur, krime lufte të vrasjes së civilëve të pafajshëm. 

 Por forcat serbe të etura në gjak, nga vrasja e ushtarëve të tyre, e  duan jetën e Afrimit, tashmë të plagosur. Tatëpjetë Zhegocit, ai  po vazhdonte zvarritej,  dy plumba të tjerë do ta marrin në kokë pjesën e prapme dhe një plumb  tjetër në mjekër. Por, Afrimi komando shqiptare, nuk po dorëzohej, legjenda e Gjergj Elez Alisë nuk  është më mit,  Ai po sfidonte me plagët në trup ëndrrën e lirisë.

 “Kam hequr per uje, kisha temperature te jashtëzakonshme, me bëheshin buzët varrë, me thahej shpirti  për ujë, hiqja nga buzët të qarat më lëkurë, tashti , çdo mëngjes kur ngritëm dhe pi nga një gotë ujë, kam respekt për ujit, uji është jeta, liria është jeta …”, thotë Afrimi

 Dhe kështu në minutat e rëndë mes vdekjes dhe jetës, Ai zvarrë zvarrë nën breshëri plumbash, pak para se të arrijë në malin,  snajperistet serbe e qëllojnë në këmbën e majtë, ata pak fishek të mbetur po shkrepte i larë në gjak vazhdon rrugën për të takuar shokët. 

 15 prilli i vitit 1999, do të ishte rilindje e Afrimit, gjersa afër varrezave në fund të fshatit do të takonte bashkëluftëtarët Perparim Muji, Gafur Jakupi, Sami Halimi dhe shokët e tjerë. Atij po i lidheshin  tetë plagët  e plumbit dhe po bartej në shtabin  Shtabin e UCK-se.

 “Janë të gjithë ata shokë dhe familje që më kanë strehuar, dhe rilindjen time ua dedikoj atyre, çdo fryme dhe shërbimi të harxhuar për të më shpëtuar mua paçin bekimin e Zotit”, shprehet ne  falënderim  luftëtari i lirisë, dhe ofshan, duke treguar një përkushtim falenderimi. 

 I plagosur rëndë dhe me plumba në trup. Me  fatin  e luftëtarit që nga do që shkonte vinin dhe forcat serbe, do të bartet për shërim në Malësinë e Marecit, më pas në Prishtinë, në Mramor, sërish me brigadën 171 Kadri Zeka, deri sa në fund të majit të 1999, bartet për shërim në Spitalin e Tetovës. 

 “Në Spitalin e Tetovës, kam pasur katër operacione, deri sa më kanë nxjerre të gjithë plumbat nga trupi, i mbaj për kujtim këta plumba”, thotë Myrtaj, duke falënderuar mjeket e Tetovës, por gjithnjë duke kujtuar  shokët dhe familjet që kishin strehuar dhe bartur deri në shërimin përfundimtar. 

 Trupi i luftëtarit me shumë plagë po e merrte veten, shëndeti po i kthehej bashkë me ditën e lirisë që po i vinin vendit. Ai  nuk mund më të rrinte në Tetove, me kolonat e para të NATO-s  qw po hynin në Kosovë, Ai po kthehej me plagët po i  qullnin fashat e bardha, zemra po rrihte ne gjoks  për ta parë vendin e lire dhe për të takuar bashkëluftëtarët…

 “Ka qenë gëzim i madh, ka qene ndjenja e veçantë,  veç  zoti e di, bota e fjalëve është e varfër, të them se si e kam ndjerë lirinë e vendit”, kujton Myrtaj. 

 Heroi i tregimit tonë, ngutet të ikë në punë. Tashmë në uniform të njeriut të sigurisë, nuk ikë pa më folur për lulëkuqet, lule bozhurin, pëllumbat dhe sportin. “Ika e ka nesër vajza ime  Elsa e ka ditëlindjen...”. 

 Shihemi nesër në 15 vjetorin e Epopesë së Zhegocit Afrim Myrtaj. Zoti i bekoftë dëshmorët dhe familjet e tyre! /xlpress.tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment