Abazi: Qeverisja Haziri po manifeston dhunë

26.03.2015 (komentet: 0)

Sahit Abazi, shefi grupit të këshilltarëve të PDK-së, subjekt ky opozitar, ka akuzuar qeverisje aktuale të Gjilanit me kryetar Lutfi Hazirin, se po e identifikon Gjilanin me komunë ku manifestohet dhuna, duke përmendur kështu rastet më të fundit që kanë ndodhur, siç është rasti më i ri i rrahjes së një zyrtari të Administratës nga një qytetar.

 

Sipas tij, për faj të qeverisjes komunale, Gjilani po menaxhohet keq dhe se asaj po i mungojnë edhe gjërat elementare siç është ngjyra për tuner, që duket të ketë qenë shkaku që një qytetari të mos i kryhet puna që ka çuar deri në sulm prej tij, ndaj një zyrtari komunal.

Në anën, tjetër, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka konfirmuar për Portalin 2L ONLINE. se është arrestuar një qytetar Z. Syla (1986), me urdhër të prokurorit dhe po mbahet në paraburgim për 48 orë , me dyshimin për pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës. Sipas tij, rasti është duke u hetuar. Mësohet se i dyshuari ta ketë sulmuar zyrtarin e Administratës L. Kastratin.

Përndryshe. Sahit Abazi i PDK-së, ka thënë se rrahja e një zyrtari komunal nga një qytetar është tregues se kjo qeverisje komunale po dështon për faj të udhëheqjes së saj në krye me kryetarin Haziri, për të cilin tha se për ditë e më shumë po përsoset në retorikën e tij, ndërkohë që është skajshmërisht dështues në menaxhim me qeverisjen lokale dhe kjo është shqetësuese.

 

Ai tha se edhe problemi i mungesës së ngjyrës për printerë, është rrjedhojë e anulimeve të tenderëve, sepse, siç thotë Sahiti, po pritet që atë ta fitojë ndonjë militantë i partisë në pushtet, përkatësisht për të fituar ndonjë i tyri. Në këtë drejtim ai përmendi edhe tenderin e mirëmbajtjes së veturave që tha se u anulua disa herë deri sa e fituan militantët e partisë në pushtet.

“Kjo komunë po manifeston dhunë. Ju i mbani mend deklarata e Hazirit në fushatë se “do t’na heq llosin nga dora“, por se në fakt ai e ka pru llosin tani dhe janë rastet më të freskëta që e dëshmojnë këtë”, ka thënë Abazi, duke rikujtuar rastin e ditëve të mëparshme edhe të sulmit ndaj Riad Rashitit, këshilltarit të PDK-së, por edhe rrahjet e zyrtarëve të komunës mes tyre.

Sahiti ka thënë se është koha e fundit që kryetari i komunës Lutfi Haziri ti lë megapolitkat e Ban ki Moon-it por të merret me komunën, t’i rikthehet asaj dhe të menaxhojë mirë, për të mirën e qytetarëve, të cilëve u ka premtuar shumë në fushatë.

Kthehu mbrapa

Shto koment