Abazi: Për tre muaj Luta nuk lëvizi asnjë gur, e futi Gjilanin në depresion të tmerrshëm

20.03.2014 (komentet: 0)

Gjilan – Sahit Abazi i shoqëruar edhe nga Leonora Morina dhe Shukrije Rapuca duke e vlerësuar punën tre mujore të Lutfi Hazirit tha se Luta për tre muaj ka qëndruar më shumë se 20 ditë jashtë Gjilanit, nuk e ka kryer asnjë punë, asnjë projekt, derisa Gjilanin e ka zhytur në depresion të tmerrshëm. Luta i kthejë stupcat në Gjilan sepse zyrtarët e tij po rrahën në vendet e punës tha Abazi.


Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve komunal nga radhët e PDK-së në një takim me mediet ka dhënë vlerësimet e tij për punën tre mujore të qeverisjes Haziri, për seancën e fundit dhe shkeljet e shumta ligjore që janë bërë, për ngufatjen e demokracisë në Kuvend, për heshtjen e Hazirit ndaj pyetjeve të parashtruara nga PDK-ja dhe për një varg shkeljesh ligjore, raporton rajonipress.

Abazi tha se si opozitë jemi të zhgënjyer me qeverisjen e Lutfi Hazirit. “Për tre muaj Luta nuk e lëvizi asnjë guri, nuk realizojë asnjë projekt derisa për këta muaj ka bërë një mal shkeljesh ligjore” tha Abazi.

Abazi tha se Lutfi Haziri edhe në seancën e fundit ka manipuluar me publikun gjilanas rreth borxheve.”Tanimë e tha publikisht zyrtari i tij financiar se borxhi është 4 milion euro e jo dhjetëra miliona siç deklaronte Luta gjatë fushatës. Realisht borxhi është 3 milion e 700 mijë euro, derisa Luta po fshihet pas borxheve për ta arsyetuar mos punën e tij”.

Abazi tha se Lutfi Haziri duhet ta ndalojë këtë propagandë të keqe dhe shumë pa shije. Ai duhet t`i kthehet punës sepse me këtë gjuhë Luta po i tremb investitorët e huaj dhe po i tremb bizneset lokale.

Abazi tha se Luta në këtë 100 ditësh vetëm disa hekra para gjykatës i ka larguar, bile edhe ata janë larguar keq.”Këto gjeste të Lutës po e bëjnë nervoz qytetarin e Gjilanit të cilët kanë pritur shumë nga kjo qeverisje”.

Abazi tha se edhe në seancën e së mërkurës ka pasur shumë shkelje ligjore sepse janë aprovuar rregulloret pa kaluar nëpër komitetet përkatëse.”Edhe anulimi i dy bordeve në “Eko- higjiena” dhe “Kosovatrans” është kundërligjor sepse nuk është dhënë asnjë arsye për të realizuar një veprim të tillë. Kjo po bëhet për motive politike dhe për të punësuar militantët partiak”.

Abazi e ka akuzuar Lutfi Hazirin se ka qëndruar më shumë se dy javë me familje në SHBA derisa në Holandë për asnjë arsye ka qëndruar gati 10 ditë.”Luta po tregohet i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve të Gjilanit. Këtë e dëshmoi edhe në seancën e fundit kur iku nga pyetjet e PDK-së. E mbajti fshehur dhe nuk dha asnjë arsyetim për rrahjen e dy zyrtarëve të tij brenda zyrave komunale. Stupcat që i përmendke në fushatë tash po i kthehen Lutës në Gjilan. Demantime të shumta do të ketë ndaj Hazirit çdo ditë, kuptohet nëse e qon deri në fund mandatin”.

Abazi tha se Gjilani ndodhet në një depresion thellësisht të tmerrshëm, jemi në një gjendje të trishtueshme dhe në një mjerim të madh.”PDK do ta ndryshojë këtë gjendje dhe nëse vazhdon kështu ne do të kërkojmë shkarkimin nga pozita të Lutfi Hazirit”.

Abazi i pyetur nga gazetarët se a kanë frikë për punën e Qemajl Mustafës gjatë qeverisjes së tij ai u përgjigj se aspak nuk janë të brengosur.”S`ka pasur shkelje ligjore sepse është punuar drejtë dhe me profesionalizëm e përgjegjësi të lartë” tha Abazi./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment